“Nuk ishte goli im më i bukur, por i falënderoj të gjithë, më kanë pritur shumë mirë te Reali. Unë jam një djalë i turpshëm, por buzëqeshja nuk më mungon kurrë. Jam përshtatur më shpejt nga sa mendoja”, theksoi Jude Bellingham pas golit dhe fitores 1-0 kundër Union Berlin në Champions League.
Mesfushori anglez është tema e momentit te Reali i Madridi. 20-vjeçari, për të cilin “Los Blancos” paguan 103 mln euro te Borussia Dortmund, po shkëlqen me skuadrën e Carlo Ancelottit.
Duket sikur Bellingham aktivizohet prej vitesh me Realin, edhe pse ka vetëm një muaj që po luan e shënon tek ekipi i ri. 6 ndeshje dhe 6 gola.Mesfushori i talentuar debutoi me gol në La Liga, teksa e përsëriti një gjë të tillë edhe në takimin e parë me Realin në Champions. Me golin në minutat shtesë përballë gjermanëve të Unionit.
Duke barazuar rekordin e vendosur nga Cristiano Ronaldo dhe Isco, të vetmit lojtarë që kishin debutuar me gola në kampionat dhe Champions me Realin.
Afrimi i verës i ka bërë të gjithë për vete: tifozët, drejtuesit, trajnerin Carlo Ancelotti dhe shokët e skuadrës.
“Jude ka lindur për të luajtur për Real Madridin, ne jemi me fat që e kemi në skuadër. Shpresoj të vazhdojë të shënojë shumë gola”, theksoi mbrojtësi Nacho.download
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…