Categories: MAQEDONI

Prej sot, buka, qumështi, mishi dhe disa produkte të tjera shiten me “çmim të garantuar”

Prej sot buka e bardhë dhe gjysmë e bardhë 450 gram – e plotë dhe e prerë në copa, orizi i bardhë, mielli i grurit, produktet e qumështit, vezët, brumërat si makaronat dhe shpagetat, mishi dhe produktet e mishit, pemët dhe perimet do të shiten me çmime më të ulëta.

Të njëjtat do të shiten me çmimin që e kanë pasur më 1 gusht dhe me 10% ulje nga ai çmim, njoftoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në konferencën e djeshme për media dhe theksoi se të gjitha supermarketet produktet me çmim të ulët do t’i kenë me mbishkrimin “çmim të garantuar”.

“Është përcaktuar lista e produkteve që nga nesër do të shiten me çmim të ulur. Bëhet fjalë për shumë produkte si: orizi i bardhë, mielli i misrit, buka e bardhë, gjysmë e bardhë e plotë apo e prerë në copa , brumërat si makaronat, shpagetat, produktet e qumështit, vezët, mishi i viçit, pulës dhe derrit, pemët dhe perimet, të gjitha do të shiten me çmime të ulta. Të njejtat do të shiten me çmimin që kanë pasur më datë 1 gusht dhe 10% ulje në atë çmim. Të gjitha produktet me ulje të çmimit do të kenë mbishkrimin ‘çmim të garantuar””, deklaroi Bekteshi dje në Press Konferencë.

Bekteshi tha se të gjitha zinxhirët e tregjeve dhe marketeve janë të detyruar ta respektojnë këtë ligj, ndryshe siç potencoi ai nga dita e martë, javën e ardhshme do t’i rriten kompetencat Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe inspektorët në terren në rast se do të vërejnë shkelje të këtij ligji do të mund ta dënojnë kompaninë me ndalim të realizimit të veprimtarisë.

“Ligji për aksionet në markete do të jetë i përkohshëm, do të ketë ndryshime të caktuara që të mos mashtrohen konsumatorët, është bërë korigjim ku për ato produkte të ngrira, marketet do të mund të kenë aksione por në rast se bëhet ulje e çmimit për shkak të skadimit te afatit të produkteve atëherë qartë duhet të njoftohen konsumatorët”.

Bekteshi tha se pret që ditëve ne vijim prodhuesit të aplikojnë vullnetarisht që ta shfrytëzojnë etiketen “çmim të garantuar”. Ai bëri apel qytetarët që nëse vërejnë mosrespektim të masave te tilla t’i paraqesin tek Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago