Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, zhvilloi takime të veçanta me Ministrin e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Xhejhun Bajramov dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Mirzojan, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Gjatë takimeve, ai shprehu shqetësimin e tij të thellë për operacionet e sotme ushtarake në rajon, si dhe për rrezikun dhe ndikimin në popullatën e prekur civile. Duke bërë thirrje për deeskalim urgjent, ai shprehu sërish shqetësimin për pasojat serioze për njerëzit, veçanërisht grupet e prekura.
“Duhet të mbizotërojnë aspektet humanitare dhe të sigurohen nevojat humanitare të popullatës vendase”, nënvizoi Osmani gjatë takimeve.
Kryesuesi theksoi gjithashtu se përdorimi i forcës për zgjidhjen e kontesteve është i papranueshëm dhe se dialogu i qëndrueshëm dhe konstruktiv mes palëve është e vetmja rrugë drejt paqes së përhershme.
Ai e përsëriti gatishmërinë e tij për angazhimin personal dhe aktiv dhe theksoi se OSBE-ja si organizatë është e gatshme që t’i ndihmojë Armenisë dhe Azerbajxhanit në rrugën drejt paqes.
“OSBE-ja ka përvojën, ekspertizën dhe mjetet e nevojshme për lehtësimin e dialogut dhe ndërtimin e besimit, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve relevante,” tha Osmani në takimet e tij të veçanta me ministrat e Punëve të Jashtme të Armenisë dhe Azerbajxhanit, Mirzojan dhe Bajramov.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…