Categories: MAQEDONI

Shaqiri: Me reformat në arsim asnjë mësimdhënës nuk do të largohet nga puna

“Reformat në arsimit fillor do të vazhdojnë sipas dinamikës së parashikuar, sepse jep efektet e pritshme. Sfidat ekzistojnë dhe ato kapërcehen me një qasje të përbashkët, ndërkohë që çdo sugjerim me qëllim të mirë që mund të lehtësojë zbatimin dhe të rrisë efikasitetin dhe efektivitetin e tij është i mirëpritur”.

Kjo është konstatuar në takimin e sotëm ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), si dhe përfaqësues të SASHK-ut që janë pjesë e stafit mësimdhënës, në fushën e gjeografisë dhe të prekur në këtë fazë të tretë të zbatimit të planit për reformimin e arsimit fillor.

Në takim u konfirmua se reforma është e konceptuar mirë dhe do të vazhdojë të zbatohet me mbështetjen e të gjithë aktorëve dhe takimet dhe diskutimet më të shpeshta mund të ndihmojnë në tejkalimin e sfidave që mund të shfaqen aktualisht.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ka theksuar se asnjë mësimdhënës nuk do të shkarkohet dhe as nuk do të marrin pagë më të ulët për shkak të integrimit të lëndëve, që parashihet me reformën.

“Çdo pedagog, lënda e të cilit ligjëron është e integruar me lëndët e tjera të shkencës përkatëse, do të qëndrojë në vendin e tij të punës, do të marrë rrogën për fondin e plotë të mësimit dhe përveç kësaj, së bashku me SASHK-në do të gjendet sërish zgjidhje e përbashkët për të ardhurat personale”.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje të gjithë aktorëve të tjerë shoqërorë, veçanërisht atyre me ndikim politik, të kontribuojnë në përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së sistemit arsimor kombëtar. Ndryshimet nuk mund të ndodhin brenda natës dhe me kritika të pabaza, por gradualisht dhe me pjesëmarrjen konstruktive të të gjithë aktorëve dhe faktorëve”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago