Categories: RAJON

Krasniqi: Spanja ta njoh Kosovën, BE të heq sanksionet!

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, gjatë një vizite zyrtare në Madrid, ka kërkuar që Spanja ta njohë Kosovën, kurse prej Bashkimit Evropian, heqjen e “sanksioneve”.

“Spanja ta njoh Kosovën, BE të heq sanksionet! Si kryetare e Komisionit për Integrim Evropian, kam marrë pjesë në Takimin e Kryetarëve në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së (COSAC), e cila po mbahet në parlamentin e Spanjës në Madrid”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo po ashtu ka theksuar se Kosova dhe qytetarët e saj janë në linjë të drejtë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së përbashkët të Bashkimit Evropian.

“Në fjalën time drejtuar COSAC, tregova se institucionet e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e saj, janë plotësisht në linjë të drejtë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së përbashkët të Bashkimit Evropian. Kurse nga institucionet e BE-së si dhe nga shtetet anëtare kërkova që sa më shpejtë të hiqen sanksionet vendosura ndaj Kosovës. Ndërsa në mënyrë të veçantë kërkova nga shteti i Spanjës që ta njoh pavarësinë e Kosovës”, shtoi Krasniqi.“Pavarësisht pozicionit politik, përpjekjet dhe interesimi për ta bërë më të mirë për vendin do të jenë të pareshtura.

Po ashtu gjatë zhvillimit të punimeve të COSAC-ut takova edhe përfaqësues të ndryshëm të parlamenteve të shteteve anëtare të BE-së, por edhe të institucioneve të BE-së.3767248833505505

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago