Categories: SHOWBIZ

Xhuli shfaqet në Times Square, Andi e quan “palaço”

Si duket, lufta e filluar në Big Brother Vip Kosova, ende nuk ka përfunduar për Andin dhe Xhulin.

Që të dy mbahen mend për përplasjet e panumërta e mospajtimet që kanë pasur gjatë qëndrimit në shtëpinë e vëzhguar nga kamerat.

Ky spektakël që u ndjek aq shumë nga të gjithë shqiptarët, vazhdon të përmendet akoma e gjithashtu edhe nga ish-banorët.

Protagonistja e pothuajse të gjitha debateve, Xhuli Nura, vazhdon të komentohet ende nga shumë ndjekës, por, me sa duket edhe nga ish-banorët.
Bukuroshja ndërkohë në mbishkrimin e videos ishte shprehur se ky ishte një realizim ëndrre për të dhe paralajmëroi fansat e saj që ta ndjekin, pasi një gjë shumë e madhe po vjen prej saj.

Xhuli së fundmi ka publikuar një video në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku tregon se imazhet e saj kanë dalë në njërin nga ekranet gjigande të Times Square, në New York. Sigurisht që kundërshtari i saj i kahershëm, Andi Artani, kishte diçka për të shtuar mbi këtë pjesë.

Ai publikoi një fotografi në InstaStory duke shpjeguar mënyrën se si gjithkush ka mundësinë ta vendosë veten në ato ekrane për 15 sekonda. E këtë postim e përmbylli me një emoji të palaços.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago