Categories: RAJON

Policia e Kosovës reagon pas paralajmërimeve të Beogradit për rieskalim në veri

Pas kërcënimeve nga ministri i mbrojtjes së Beogradit, Millosh Vuçeviq për një rieskalim të situatës në veri të Kosovës, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani për RTV21 tha se policia e Kosovës është e gatshme të intervenojë ndaj të gjitha rasteve të cilat mund ta cenojnë sigurinë publike.

Elshani gjithashtu shtoi se PK ka trupa të mjaftueshëm për të reaguar në çfarëdo situate dhe janë të gatshëm të shtojnë trupat e tyre.

“Policia e Kosovës është e gatshme që të reagojë ndaj rasteve, që mund të ndikojnë në prishje të rendit dhe prishje së qetësisë publike me të gjitha kapacitetet e saj, numri i 25% te policëve janë tërhjek në ndërtesa të komunave dhe rreth komunave përndryshe ne kemi numra të mjaftueshem në gjithë territorin e veriut të Kosoves dhe nëse ka nevojë në sjellim numra të tjerë shumë shpejt sepse jemi afër,… nëse ka nevojë që situata del nga kontrolli në ndonjë rast të caktum në sjellim numra të tjerë”, tha ai.

Po ashtu kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot gjatë një konference për media tha se që një kohë nuk ka tensione në veri dhe Kosova veçse ka reduktuar praninë policore atje.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago