Categories: RAJON

Përse turistëve ju pëlqen Shqipëria?

Shqipëria është kthyer në kryefjalën e mediave fqinje sa i përket turizmit gjatë kësaj vere.

Arsyet se pse vendi ynë ka thyer çdo pritshmëri këtë vit i rendit gazeta italiane “Il Milimetro”. Që Shqipëria ka çmime të ulta kjo nuk është diçka e re, sipas medias italiane, pasi ishin pikërisht këto çmime shkaku pse italianët u dyndën drejt vendit tonë.

Rëndësinë e çmimeve të ulta e thekson edhe media tjetër italiane “Tutto Notizie”. Në artikull citon dëshminë e një prej lexuesve të gazetës që vërteton çmimet e ulta përmes kësaj fotoje nga kjo faturë e një restoranti në Durrës. Një darkë me peshk për dy persona ka kushtuar 3110 lekë ose pak më shumë se 29 euro.

Por përveç kostove të ulta, Shqipëria ka shumë për të ofruar sa i përket peisazheve natyrore. Në brendësi të vendit ka parqe të shumta natyrore, rezervate, lumenj si Drini dhe Vjosa, por edhe liqene.

Përveç kryeqytetit Tiranë, i cili në dekadën e fundit i është nënshtruar një procesi të thellë modernizimi, Shqipëria ka shumë qytete të tjera më pak të njohura, por të pasura me histori dhe kulturë.

Përmend qytetin antik të Apolonisë i themeluar në vitin 588 p.e.s. , që tani është një vend arkeologjik ku gjendet një kishë, një manastir dhe një teatër. Gjirokastra, një nga qytetet më të rëndësishme në jug të vendit, i vendosur në shpatin e një mali dhe i shpallur në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s është i njohur mbi të gjitha për rrugët karakteristike të ngushta dhe me kalldrëm. Edhe qyteti i Beratit është një qytet i pasur me histori, por në ndryshim nga Gjirokastra, ofron më shumë mundësi argëtimi. Për adhuruesit e aventurës dhe për ata që duan të praktikojnë sporte ujore kanionet e Osumit janë zgjidhja perfekte.

Butrinti, është një tjetër park arkeologjik në jug të vendit, pranë qytetit të Sarandës. I konsideruar si një vend i Trashëgimisë Botërore dhe i mbrojtur nga UNESCO që nga viti 1992 Parku Kombëtar i Butrinit është një thesar i vërtetë me gjetje të shumta nga e kaluara.

Nga rezultatet e shkëlqyera të sektorit të turizmit ka përfituar ekonomia e vendit thekson media ‘Il Mellimetro’, jo vetëm për sa i përket të ardhurave, por edhe për mundësitë e shumta të punësimit. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka sqaruar se objektivi i qeverisë shqiptare nuk është zhvillimi i turizmit masiv, por më tepër ai i turizmit elitar.

Klan News

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago