Categories: SPORT

Champions League ngre siparin këtë mesjavë

Spikat dueli PSG-Dortmund, Milan pret Newcastle, Arbnor Muja sfidon Barcelonën

Emocionet e UEFA Champions League rikthehen këtë mesjavë me duelet e para të sezonit 2023-2024. Kompeticioni më magjik i futbollit Europian premton vërtetë spektakël që në duelet e para. Interesi do të jetë padyshim te paraqitja që do bëj Mançester Siti, i cili këtë sezon synon të ruaj trofeun e fituar në Stamboll. Anglezët sfidojnë Crvena Zvezdën dhe niset favorite kryesore për të fituar grupin G. Rivalë të tyre do të jenë edhe Jang Bojs dhe Lajpzig të cilët luajnë një 90 minutësh në Zvicër me objektiv tre pikëshin. Përballja më e fortë luhet në Paris, aty ku vendasit e PSG-së masin forcat me Borussia Dortmund.

Kampionët e Francës mbërrijnë në këtë sfidë pas humbjes me Nice në kampionat, duke qënë në një moment tepër kritik. Dortmund ka një bilanc pozitiv kundër skuadrave franceze, me 8 fitore dhe 6 humbje në 14 ndeshje të Ligës së Kampionëve për të qënë të frymëzuar për të marrë maksimumin. Në duelin tjetër të këtij grupi, Milan pret Njukasëll. Në debutimin e parë në Champions League, qymyrxhinjtë gjejnë kuqezinjtë në momentin më të keq të tyre, pas asaj humbje shokuese 5-1 në derbin me Interin. Trajneri Stefano Pioli ka marrë ultimatum nga drejtuesit dhe nëse nuk regjistron një rezultat pozitiv gjasat për tu shkarkuar janë të mëdha. Me interes pritet edhe performanca e lojtarëve shqiptarë në arenën Europiane. Arbnor Muja do përjetojë emocionet në mitikun ‘Spotify Camp Nou”, teksa Lazio e Elseid Hysaj përballet me Atletiko Madrid.

Klan News

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago