Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë dhe një italian për trafik droge. Ata u kapën me 58 kilogramë drogë dhe 410 mijë Euro cash.
Policia i monitoronte të arrestuarit prej disa kohësh. Ata u kapën në shtëpinë e italianit, një 45 vjeçar. Shqiptarët janë të moshave 32 dhe 43 vjeç.
Mediat shkruajnë se menjëherë sapo kanë hyrë në banesë kanë nuhatur erën e fortë të marijuanës që vinte nga kati i parë.
Aty agjentët gjetën sasi të ndryshme droge dhe materiale të ndryshme për prerjen e saj. Por ajo që surprizon ishte edhe sasia e madhe e lekëve. Të arrestuarit kishin edhe një fletore ku shënonin aktivitetin e paligjshëm të drogës.
Aty shfaqen numra dhe emra të koduara, të cilat pritet të hetohen nga karabinierët./tvklan.al
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…