Shkup, 15 shtator – Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot nën organizimin e Ministrisë së Financave ishte folës kryesor në “Skopje Economic and Finance Forum SEFF ‘23” në Panelin e III-të “Integrimi europian dhe prosperiteti ekonomik “Europa – Po, Europa Tash”, në temën “Gjeopolitika, Krijimi i Politikave dhe Financat”.
“Kënaqesi që ju shoh të gjithëvë sot këtu. Jemi drejt një rruge që duhet të integrohet vendi ynë në Bashkimin Europian, ndaj për këtë kemi përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve mike, misionarëve të huaj në vendin tonë, por edhe vetë BE-në që vazhdimisht po na inkurajojnë që të jemi pjesë e Unionit Europian”, theksoi Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, z. Grubi.
Sipas tij, po punohet që të afrohet Europa tek qytetarët si dhe të vendosen standarde dhe mirëqenie për qytetarët.
“Vendi jonë nënshkroi një marrëveshje kryesore atë të vitit 2001 që e ka kaluar me sukses, me ç’rast me ndihmën e miqve ndërkombëtarë u arrit një marrëveshje paqeje. Ky ishte hapi i aprë, ndërsa i dyti anëtarësimi në NATO që poashtu u arrit duke na fuqizuar dhe inkurajuar miqtë tanë europian dhe pro-perendimorë. Tani siç jemi anëtarë në NATO, shohim se jemi një shtet stabil, i sigurtë dhe vend i paqes, ndaj tani e kemi sfidën e tretë, hapi i tretë është anëtarësimi i vendit në BE. Gjykuar nga e kaluara kur kemi sjellë vendime madhore, ka pasur edhe rezistëncë nga disa parti politike, për këtë shkak pozita ime dhe e BDI-së, jemi të përkushtuar të arrijmë procesin final dhe të arrijmë synimin për shtetin dhe vendin. Të afrojmë Europën tek qytetarët tanë dhe të ndalojmë largimin e njerëzve nga vendi, të krijojmë edhe këtu standarde dhe mirëqenie për qytetarët tanë”, vlerësoi për fund Grubi.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…