Categories: BOTA

OKB: Mbi 700 milionë njerëz nuk e dinë nëse do të ushqehen më

Një krizë globale e urisë ka lënë më shumë se 700 milionë persona me dilemat nëse mund të ushqehen sërish, ka thënë shefja e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ushqim, Cindy McCain.

Ajo ka thënë në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se për shkak të mungesës së fondeve, agjencia është detyruar që t’i ndalë shumë ndihma për miliona persona dhe se “shkurtime tjera do të ndodhin shpejt”.

“Ne jemi duke jetuar tani me një seri të krizave afatgjata, të cilat do të vazhdojnë të rrisin nevojën për ndihma humanitare. Ky është realiteti i ri i komunitetit humanitar, normalja e re dhe do ta vazhdojmë të përballemi me situata të tilla edhe në vjetët që po vijnë”.

Shefja e kësaj agjencie, e veja e senatorit të ndjerë amerikan John McCain, ka thënë se vlerësohet që gati 47 milionë njerëz në mbi 50 shtete janë vetëm një hap larg urisë dhe 45 milionë fëmijë nën moshën pesëvjeçare besohet se po përballen me kequshqim.

Në gjetjet tjera është përmendur se 783 milionë njerëz në 79 shtete të botës flenë të uritur çdo natë.

Ndër faktorët kryesorë që kanë çuar në këtë situatë besohet se janë kombinimi i konflikteve, kriza ekonomike, kriza ekstreme dhe rritja e çmimeve. /REL

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago