Categories: MAQEDONI

MASH: 140 denarë në ditë për ushqim për studentët, këtu duhet ti jepni të dhënat

Studentët nga viti i dytë dhe vitet më të larta të studimeve, të cilët kanë aplikuar dhe i kanë plotësuar kushtet për subvencionimin e racionit të studentëve, për të cilin kanë marrë vërtetim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për realizimin e të drejtës, si hap i radhës, kanë obligime të detyrueshme të regjistrohen në platformën aktive online të Sparkasse Banka dhe t’i azhurnojnë të dhënat e tyre në https://netbanking.mk/studentPortal.

“Studentët, do të marrin informacion me SMS për kohën e saktë (24 më herët nga momenti i azhurnimit të të dhënave) dhe vendi për nënshkrimin e marrëveshjes të hapjes së llogarisë së veçantë dhe për të tërhequr kartelën studentore të dedikuar Visa për subvencionimin e racionit, përmes mënyrës së vetme të shfrytëzimit të mjeteve”, sqarojnë nga MASH.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se aplikimi për këtë të drejtë për kandidatët që do të fitojnë statusin e studentit në vitin akademik 2023/2024 dhe që nuk janë regjistruar në semestrin veror, zgjat nga data 27 shtator deri më 2 tetor 2023.

“Çdo aplikant që ka nevojë për mbështetje të menjëhershme gjatë procesit të aplikimit mund të kontaktojë në kontaktin e mëposhtëm: subvinciran.obrok@mon.gov.mk ose në zyrën e dedikuar në katin përdhesë të ndërtesës së Ministrisë”, informojnë nga MASH.

Mbështetja financiare në shumë prej 140 denarë është e dedikuar për blerjen e ushqimit, të cilën studenti mund ta shfrytëzojë nga e hëna deri të shtunën, te personat juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime.

“Kompensimi në të holla nuk është parashikuar të paguhet gjatë periudhës së pushimeve verore nga 1 korriku deri më 1 tetor”, theksojnë nga Ministria.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago