Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, thotë se në momentin kur po miratohej Ligji për Prokurorinë Publike, i cili ishte një nga kushtet në dispozitat kalimtare dhe përfundimtare dhe në shpjegim, Qeveria si propozuese mori përsipër të hapet çështja e Kodit Penal për rritjen e efikasitetit të gjykatave dhe ripërcaktimin e krimeve sipas shembullit të legjislacionit gjerman.
Mariçiq për “TV24” tha se ky ligj ka për qëllim ripërcaktimin e disa krimeve, normalizimin e dënimeve, shkallën e dënimeve në nivel evropian dhe forcimin e mundësive për konfiskim të zgjeruar.
“Ne duam që kjo të bëhet në mënyrën e duhur. Ne nuk duam të amnistojmë askënd. Kam luftuar që rastet e PSP-së të kenë përfundime gjyqësore. Besimi në gjyqësor mund të rritet vetëm me konfiskim. Qëllimi është t’u merren paratë”, shtoi Mariçiq.
Duke folur për ligjin për amnisti të propozuar nga ministri i drejtësisë Krenar Loga, Mariçiq tha se ai nuk është miratuar nga Qeveria, ndonëse është vlerësuar nga kryeministri Kovaçevski.
Për rastet e parregullsive zgjedhore dhe “27 Prillit”, zëvendëskryeministri tha se këto janë kualifikime shumë të rënda.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…