Categories: MAQEDONI

Kovaçevski-Han: Një e ardhme e sigurt evropiane do të thotë stabilitet politik dhe ekonomik për Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të Forumit të tretë Ekonomiko-Financiar të Shkupit (SEFF), realizoi takim me Komisionerin Evropian për Buxhet dhe Administratë, Johanes Han.
Në takimin ku mori pjesë edhe ambasadori evropian Dejvid Gir, në fokus të bisedimeve ishin proceset integruese evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe rëndësia e procesit të ardhshëm të miratimit të ndryshimeve kushtetuese.
U theksua se Maqedonia e Veriut duhet të njohë rëndësinë e momentit historik para të cilit ndodhet dhe domosdoshmërinë për të bërë një hap përpara në procesin e integrimit evropian që qytetarëve do t’u sigurojë një të ardhme të sigurt evropiane.
Përkrahja e Bashkimit Evropian për Maqedoninë e Veriut është rezultat i përkushtimit të fuqishëm që Qeveria në mënyrë të vazhdueshme e tregon në zbatimin e proceseve reformuese, ndërsa procesi i negociatave me BE-në do të ndikojë pozitivisht edhe në mjedisin e përgjithshëm të biznesit.
Në takim u theksua se procesi i integrimit nënkupton edhe ndryshime thelbësore, harmonizim të kuadrit institucional, ekonomik dhe ligjor me ligjet, rregulloret, standardet dhe politikat e BE-së.Kjo do të mundësojë rritjen e PBB-së, uljen e papunësisë, qasjen në tregun e BE-së, i cili përfshin mbi gjysmë miliardë qytetarë në një ekonomi me një prodhim të brendshëm bruto (PBB) prej rreth 13 trilion euro, rritje të investimeve të huaja të drejtpërdrejta, rritje të pagës minimale dhe pagës mesatare, si dhe përforcimin e stabilitetit politik, sigurisë dhe pozicionimin e përgjithshëm ndërkombëtar./KlanMacedoniawatch

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago