Categories: MAQEDONI

Ahmeti takon Hahn: Ta vazhdojmë rrugën drejt BE

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka takuar Komisionerin europian për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn.

Bashkëbiseduesit këmbyen opinione mbi procesin e skriningut, integrimin europian, reformat në administratë, ndryshimet kushtetuese, gjendjen në rajon si dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Procesi i skriningut po zhvillohet sipas parashikimeve ndërsa reformat janë proces vijues.

Kryetari Ahmeti foli për Frontin europian si nevojë imediate për tejkalimin e pengesave në rrugëtimin integrhes dhe realizimin e ndryshimeve kushtetuese duke shtuat se partitë politike duhet të tejkalojnë interesat personale dhe në fokus të vendosin të ardhmen e vendit dhe jetën e qytetarëve.
Komisionier Han mbështet pa rezervë përpjekjet për reforma dhe integrim europian të vendit tonë.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe rreth dialogut Kosovës dhe Serbisë, duke apeluar që vendet të përmbahen marrëveshjes së arritur në Ohër deri në finalizimin e marrëveshjes së plotë me njohje të ndërsjellë.https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/849162269911230?ref=embed_post

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago