Categories: MAQEDONI

Besimi: Në tremujorin e fundit të vitit pritet përshpejtimi i realizimit të shpenzimeve kapitale

Shpenzimet kapitale me 11 shtator janë realizuar në vlerë prej 26 miliardë denarë, ose që është një rritje prej 136% në krahasim me vitin e kaluar. Vazhdimisht po punohet për rritjen e shumës për shpenzime kapitale në buxhet, por edhe për përmirësimin e realizimit të tyre, për shkak të efektit të tyre shumëfishues në ekonomi, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Besimi për “TVM” theksoi se ridrejtimi i një pjese të mjeteve nga shpenzimet kapitale me rishpërndarjen në Buxhet, për rritjen e pagave në sektorin publik dhe pensionet, është nga projektet ku e lejon dinamika e realizimit, si dhe se kursimet e konsiderueshme me rishpërndarja bëhet edhe në artikullin dhe shërbimin e mallrave.
Ministri tha se në vitet e fundit janë futur disa mekanizma buxhetor për përmirësimin e realizimit të shpenzimeve kapitale nga institucionet. Një prej tyre është mekanizmi KAPEF, me të cilin vendosen objektiva tre mujorë dhe nëse zbatimi dështon, institucionet rezervojnë fondet për kapitalin që nuk i kanë shfrytëzuar.

“Duhet theksuar se gjatë rishpërndarjes së buxhetit zërat e projekteve individuale reduktohen sipas dinamikës së realizimit. Këto janë kryesisht fonde nga programet e zhvillimit përmes kreditorëve të huaj. Nëse në fund të vitit dinamika e zbatimit përshpejtohet, fondet do të tërhiqen”, tha ministri i Financave.
Ai gjithashtu thekson se në tremujorin e fundit të vitit, si çdo vit, pritet një përshpejtim i realizimit të shpenzimeve kapitale. /Telegrafi/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago