Categories: MAQEDONI

Grubi: Nuk krahasohet kompania kineze me “Bechtel Enkën”, Ageler: PAJTOHEM (VIDEO)

Me minimin në fshatin Banjicë e Epërme në afërsi të Gostivarit u shënuan fillimet e punimeve për Korridorin 8 i cili shtrihet nga Tetova në Gostivar, vazhdon në Kërçovë e deri në Ladorisht të Strugës ku do të jetë edhe kufiri me Shqipërinë.

I pyetur për krahasimin midis projektit kinez dhe atij amerikan, zv/kryeministri i parë Artan Grubi u shpreh se një projekt i tillë as që krahasohet, pasi kinezët për 10 vjet nuk e bënë asnjë metër autostradë dhe nga 400 milionë Euro rritën koston në 600 milionë Euro, ndërsa amerikanët për 6 muaj projektuan autostradën, përcaktuan trasenë dhe bënë shpërthimin e parë.
“Është e pakrahueshme, kinezët për 10 vjet nuk e bënë asnjë metër autostradë dhe nga 400 milionë Euro rritën koston në 600 milionë Euro, ndërsa amerikanët për 6 muaj projektuan autostradën, përcaktuan trasenë dhe bënë shpërthimin e parë në formën më transparante dhe inkluzive. Qytetarët do t’i çmojnë vlerat perendimore që sjell një ndër kompanitë më të mëdha botërore si Bechtel dhe do të kënaqen me cilësinë dhe shpejtësinë e ndërtimit, por edhe do ta bëjnë dallimin midis një projekti kinez dhe atij amerikan dhe do ta kuptojnë pse ne u përcaktuam për amerikanët” u shpreh Grubi, përcjell TS.

Menjëherë pas këtij krahasimi që bëri Grubi mes kompanisë kineze dhe asaj amerikane, ambsdaroja e SHBA-së, Anxhela Ageler u shpreh shkurtë: “PAJTOHEM”.
Ndryshe ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10-D do të duhet të përfundojë në fund të vitit 2027./TS/
https://fb.watch/n0uqemUS-p/?mibextid=qC1gEa

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago