Categories: SPORT

Trajneri i Rumanisë: Me Kosovën do ta kemi shumë vështirë

Rumania dhe Kosova do të përballen të martën mbrëma në Bukuresht në ndeshjen më të rëndësishme të tyre për kualifikueset e Euro 2024.

Rumunët aktualisht janë të dytët në tabelë me nëntë pikë pas pesë ndeshjeve dhe kanë plot pesë pikë më shumë se Dardanët.
Megjithatë kjo ndeshje pritet të jetë vendimtare sidomos për Kosovën, ku vetëm fitorja e mbanë në garë për kualifikim.

Trajneri i Rumanisë, Edi Iordanescu është i bindur se përfaqësuesja që ai udhëheq mund ta mposht Kosovën dhe do të shkoj në Kampionatin Evropian, ‘Euro 2024’.

“Jemi para një momenti të rëndësishëm, një ndeshje të rëndësishme për renditjen në tabelë dhe objektivin që e kemi. Jemi shumë të vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhemi, por besoj se do të reagojmë”.
“Unë jam jashtëzakonisht realist dhe e pranoj realitetin, kështu që, duhet të rrisim nivelin tonë të lojë duke u nisur nga ndeshja me Kosovën”.
“Ne jemi në garë për kualifikim në evropian. Jemi në pozitën e dytë dhe të pamposhtur pas pesë ndeshjeve të luajtura. Po ashtu, kemi edhe mbrojtjen më të mirë. Do të vazhdojmë tutje me vetëbesim dhe këtë e pres në ndeshjen e radhës”, deklaroi Iordanescu.

Trajneri rumun ka thënë se ndaj Kosovës është shumë vështirë, por ai ka pranuar se do të bëj edhe ndryshime në formacion.
“Ndryshime në formacion, padyshim se do të ketë. Nuk e di sa ndryshime, por ato do t’i shihni para ndeshjes. Kemi nevojë për energji, të vrapojmë dhe të fitojmë duelet. Na pret një ndeshje shumë e vështirë për shkak se Kosova ka lojtarë në pesë ligat më të forta të Evropës dhe vjen këtu për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim”, tha Iordanescu. /Telegrafi/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago