Categories: MAQEDONISPORT

Maqedonia U21 merr fitore ndaj Suedisë në xhiron e parë të eliminatoreve të Europianit

Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë luajti në mënyrë fantastike në Jönköping dhe arriti të merr një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Suedisë në kuadër të xhiros së parë të grupit C, të eliminatoreve për kualifikimin në Kampionatin Evropian në Sllovaki 2025.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski luajtën taktikisht në mënyrë perfekte, kompakte dhe nuk i lanë shumë hapësirë përfaqësueses suedeze për të luajtur dhe në fund Maqedonia me meritë arriti të merr një fitore minimale 1:0.

Goli i vetëm në takimin e sotëm u shënua nga Ivan Nikolov, i cili arriti të realizoj që në minutën e 7-të.

Vlen të veçohet paraqitja fantastike e portierit tonë Marko Alçevski, i cili në takimin e sotëm bëri disa pritje të jashtëzakonshme, me të cilat arriti ta na mbroj portën.

Në ndeshjen e dytë të eliminatoreve, të martën më 12 shtator, Maqedonia pret Holandën. Ndeshja do të luhet në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” me fillim nga ora 15:30.

Maqedonia: Marko Alçevski, Stefan Despotovski, Andrej Stojçevski, Reshat Ramadani, Metodi Maksimov, Ivan Nikolov, Luka Stankovski, Hamza Ramani, Behar Feta, Berat Kalkan, Mario Ilievski;

Në Pankinë: Luan Abazi, Matej Angelov, Vane Krstevski, Viktor Krstevski, Ivan Nikoloski, Mario Riçkov, Martin Talakov, Dimitar Todorovski, Alex Zlatkov./KlanMacedonia/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago