Categories: BOTA

Kompanitë në SHBA kanë një metodë “tinëzare” për të pushuar njerëzit nga puna

‘Quiet Cutting’, është sfida më e re me të cilët po përballen punonjësit e kompanive të ndryshme në botë. Pra, një formë indirekte që shefat t’i pushojnë nga puna.

Sipas Wall Street Journal, në SHBA çdo mëngjes qindra njerëz hapin e-mailet e tyre dhe informohen se megjithëse nuk janë pushuar nga puna, u është ngarkuar një detyrë e re dhe shumë e vështirë. Kjo është metoda e punëdhënësve për t’i larguar nga puna.

Sipas ekspertëve të tregut të punës, caktimi i detyrave të reja që mund të shoqërohet dhe me ndryshim në pozicionin e punës, është tendencë për kompanitë në mënyrë që të shmangin kostot e tyre.

Edhe pse po zbatohet shumë, sidomos në Amerikë, kjo metodë nuk rezulton efektive sepse ulet cilësia e shërbimit dhe produktiviteti në punë.

Kompanitë mund të mos paguajnë shuma të mëdha dëmshpërblimi, pasi nuk i pushojnë zyrtarisht disa punëtorë, por i vendosin në pozicione të papërshtatshme pune, në mënyrë që ata të japin dorëheqjen.

Në një mënyrë apo tjetër, një punonjës që nuk merr rritje page apo pozicioni me kalimin e kohës, sado të vështirë ta ketë, fillon e kërkon për një vend pune tjetër, kjo prej pasigurisë.

Kjo metodë “tinëzare” e eprorëve i presionon punonjësit dhe ndikon po ashtu në shëndetin e tyre mendor.

Fatkeqësisht, mjedisi i punës po ndryshon vazhdimisht dhe punonjësit i nënshtrohen procedurave shqetësuese, prej të cilave nuk ka një mënyrë për t’u mbrojtur./tvklan.al

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago