Categories: MAQEDONI

Grubi paralajmëron padi ndaj Dimitrevskit, Budapesti është “çerdhja” jote si kryetar komune i VMRO-së

Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive – Artan Grubi ka kërkuar nga kryetari i Kumanovës Maksim Dimitreivski që të kërkojë falje publike, në të kundërtën paralajmëron se do të ngre padi.

Ai këtë e ka deklaruar për media, pasi që kreu i Kumanovës – Dimitrevski ka deklaruar se Grubi ka qëndruar për vizitë në Budapest të Hungarisë për të kërkuar mbështetje për ndryshimet në Kodin Penal, duke aluduar në në takim me ish-kryemnistrin Nikolla Gruevski.

“I jam përgjigjur drejtpërdrejt kryetarit të Komunës së Kumanovës. Në fakt e kam thirrur për të kërkuar falje dhe ja ku po i kërkoj edhe njëherë që të kërkojë falje publike për gënjeshtrën flagrante se gjoja unë kam qenë në Budapest dhe jam takuar me njerëz atje për të diskutuar ndryshimet në Kodin Penal. Unë kurrë në jetën time nuk kam qenë në Budapest, as në Hungari, as nuk kam takuar dikë atje, prandaj them se zoti Dimitrievski gënjen paturpësisht. Po ashtu publikisht i kam kërkuar që t’u thotë qytetarëve nëse Dimitrievski ka qenë vet në Budapest për ta vizituar personin për të cilin aludon dhe për të kërkuar mbështetje për zgjedhjet lokale, në të cilat ai fitoi me votat e VMRO-DPMNE-së, duke u bërë kështu kryetari i parë ‘Vmrov-st’ i Komunës së Kumanovës. Shpresoj të kërkojë falje sa më shpejt që të mos shihemi në gjyq”, ka deklaruar zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë – Artan Grubi. (Indeks.mk)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago