Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebok, ka uruar të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut me rastin e 32 vjetorit të pavarësisë.
Grubi shkruan se Maqedonia e Veriut në këto vite ka pasur një rrugëtim plot me sfida, mirëpo gjithmonë është gjetur zgjidhja e duhur për të ndërtuar një shtet demokratik, me barazi, zhvillim dhe me orientim pro europian.
Urimi i plotë:
Në përvjetorin e 32-të të pavarësisë së vendit tonë le të reflektojmë mbi rrugëtimin tredekadësh përplot sfida që kishte një horizont të vetëm, atë të demokracisë, barazisë, integrimit dhe zhvillimit.
Ulje e ngritje përjetuam, ideologji të mbrapshta e diskriminuese tentuan të ndalin hovin tonë drejt përparimit, të na armiqësojnë me njëri-tjetrin, por nuk ia arritën, ja ku jemi sot në paqe me njëri-tjetrin, në paqe me fqinjët, anëtarë të NATO-s dhe me hapa të avancuar drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Përmes Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe asaj për fqinjësi të mirë i hapëm vendit perspektivën e pandalshme të përparimit mbi parimet e barazisë dhe demokracisë konsensuale.
Dita e sotme është festë e çdo populli të këtij vendi.
Koha është për Maqedoninë Europiane!
Gëzuar 8 Shtatorin!
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…