Tiba al-Ali, një nga figurat më të njohura në “Youtube”, me origjinë iraniane u vra pa mëshirë nga i ati, vetëm se ky i fundit nuk ishte dakord me martesën e së bijës me një djalë sirian, njoftojnë mediat e huaja.
Në janar të vitit 2021, ajo u kthye në Irak për të vizituar familjen e saj, por tragjikisht ra viktimë e një akti të kryer nga babai i saj. Tajip Ali, jo vetëm që nuk e mbështeti zgjedhjen e së bijës, por arriti deri në aktin barbar, duke e mbytur në gjumë.
Por, ajo që e bën më të rëndë këtë krim është dënimi qesharak që mori për këtë vrasje babai i Tibas, të cilin gjykata e la pas hekurave vetëm gjashtë muaj. Dënim ky, që nxiti një zemërim të madh të grave dhe aktivisteve të të drejtave të tyre në mbarë botën e në Irak. Aktivistet e njohura femra në mediat sociale theksuan se vrasja e Aliut nuk ishte një incident i izoluar dhe se shumë “vrasje nderi” mbetën të paraportuara dhe se duhet të marrin ndëshkimin e duhur nga autoritetet ligjzbatuese.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…