Categories: RAJON

Sveçla: Policia e Kosovës me sukses po përmbush mandatin e saj

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Policia e Kosovës është një institucion, i cili me sukses po e përmbushë mandatin e saj.

Ai ka përmendur sfidat me të cilat po përballet policia për shkak të rrethanave në të cilat ndodhet vendi. Ndër to, ministri Sveçla ka përmendur dorëheqjen e zyrtarëve policorë nga komuniteti serb. Sa i përket reduktimit të Policisë në veri, ministri Sveçla ka sqaruar se ky zvogëlim është bërë vetëm përreth objekteve komunale dhe sipas tij, tashmë nuk ka nevojë për tërheqje të policisë nga ajo pjesë.

“Policia e Kosovës është një institucion, i cili me sukses po përmbushë mandatin e saj, po kryen detyrat e saj dhe është duke i shërbyer në mënyrën më të mirë të mundshme shoqërisë dhe shtetit. Patjetër që ka sfida edhe pse është e re, por edhe për shkak të rrethanave në të cilat vendi ynë ndodhet”, deklaroi ministri Sveçla në “Lajmet e fundit”, në RTK.

A më tej shtoi se ky institucion krahas sfidave, sukseset janë më të mëdha.

“Policia e Kosovës me besim të përgjithshëm po ia del suksesshëm”, tha, mes tjerash, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, derisa shtoi se policët e dorëhequr nga Policia e Kosovës janë ata që nuk kishin qenë të integruar në këtë institucion, ngase, siç u shpreh ai, ata zyrtarë policorë i kanë shërbyer dikujt tjetër.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago