Categories: MAQEDONI

Dy të rinj nga Dobërdolli dyshohen për vjedhjen e 48 deleve dhe vjedhjeve tjera në rajonin e Gostivarit

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se kanë arrestuar dy të rinj, të cilët dyshohen për 20 vjedhje në rajonin e Gostivarit. Të njëjtit janë të dyshuar edhe për vjedhjen e 48 deleve në Gradec.

Në lidhje me: Gostivar, 42-vjeçari thotë se ia kanë vjedhur 48 dele

“Më 06.09.2023 rreth orës 10.15 në Dobërdoll të Gostivarit, efektivët e policisë të NJ.P. Gallatë të DPB-Gostivar, kanë privuar nga liria 18-vjeçarin J.M dhe 23-vjeçarin A.D., të dy nga ky fshat. Ata dyshohen se vitin e kaluar kanë kryer njëzet vjedhje të rënda në rajonin e Vrapçishtit dhe në Tetovë, nëpër shtëpi dhe ndërtesa të tjera duke vjedhë para, gjësende me vlerë, bagëti dhe kështu me radhë. Ata dyshohen gjithashtu për vjedhjen e kryer më 04.09.2023, me hambarin në pronësi të 49-vjeçarit A.A. nga Gradeci i Gostivarit ku kishin vjedhur 48 dele. Disa nga delet e vjedhura janë gjetur dhe kthyer tek pronari. Me një parashtresë përkatëse kundër tyre, sot ata do të sillen para gjykatësit në një procedure të paraprake nga Gjykata Themelore Gostivar”, thonë nga SPB-Tetovë.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago