Categories: RAJON

Deputeti i PE-së, Borrellit: Lëri paragjykimet anti-Kosovës që ngjasojnë si ato të Spanjës

Deputeti i Parlamentit Evropian, Reihnard Butikofer, e ka kritikuar shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, se është duke vepruar ndaj Kosovës në formë paragjykuese si shteti i tij Spanja, që akoma nuk e ka njohur pavarësinë e vendit.

Në X, ai ka deklaruar se nuk është e pranueshme vendosja e masave sanksionuese ndaj Kosovës, dhe që Serbia të tolerohet deri në këtë masë.

Ndër tjera, Butikofer ka deklaruar se Borrell duhet ta marrë shembull shefin e NATO-së, Jens Stoltenberg, për qasjen ndaj politikës kosovare.

“E mirëpres shumë që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk po iu bashkohet politikanëve të shumtë të ShBA-së dhe BE-së që kanë refuzuar të kenë shkëmbime diplomatike me Kosovën kohët e fundit, duke e përjashtuar në mënyrë efektive vendin. Politika Kosovë/Serbi nga SHBA-ja dhe BE-ja është e njëanshme në favor të Serbisë, vendos standarde të dyfishta dhe injoron në masë të madhe se Kosova ka kaluar nëpër dhimbje të mëdha për t’i bërë vlerat evropiane matëse të politikës së tyre”.

“Situata në Ballkanin Perëndimor destabilizohet më tej përmes pozicionimit të gabuar të BE-së dhe ShBA-së. Shefi i Politikës së Jashtme në BE, Josep Borrell, më në fund duhet të lërë prapa paragjykimet anti-Kosovës si ato të atdheut të tij spanjoll. Mësoni nga Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg dhe rifilloni menjëherë dialogun e nevojshëm me Kosovën. Pa dyshim, gabime ka bërë edhe Qeveria e Kosovës. Por thjesht nuk është e pranueshme dhe madje joevropiane ta sanksionosh atë rëndë. Ndërsa të gjitha veprimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, kundër angazhimeve të tij, përfshirë mobilizimin e bandave të dhunshme, tolerohen me durim të pafund”, ka thënë Butikofer.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago