Categories: BOTA

Wagner do të shpallet organizatë terroriste nga Britania e Madhe

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur që të shpallë grup terrorist, grupin mercenar rus Wagner. Kjo do të thotë se në Mbretërinë e Bashkuar do të jetë e paligjshme të jesh anëtar ose të mbështetësh këtë organizatë.

Sekretarja e Brendshme, Braverman, tha se Wagner është një “grup i dhunshëm dhe shkatërrues” teksa e cilësoi “një mjet ushtarak të Rusisë së Vladimir Putinit”. Ajo tha se aktiviteti i Wagner në Ukrainë dhe Afrikë ishte një “kërcënim për sigurinë globale”.

“Vazhdimi i aktiviteteve destabilizuese të Wagnerit vetëm sa vazhdojnë t’i shërbejnë qëllimeve politike të Kremlinit. Ata janë terroristë dhe ky urdhër ndalimi e bën të qartë në ligjin e Mbretërisë së Bashkuar”, shtoi Braverman.

Wagner ka luajtur një rol kyç në pushtimin rus të Ukrainës, si dhe në operimin në Siri dhe vende në Afrikë, duke përfshirë Libinë dhe Malin. Luftëtarët e saj janë akuzuar për një sërë krimesh duke përfshirë vrasjen dhe torturimin e qytetarëve ukrainas.

E ardhmja e Wagner u vendos në pikëpyetje në fillim të këtij viti kur udhëheqësi i tij, Yevgeny Prigozhin udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër udhëheqësve ushtarakë të Rusisë.

Prigozhin, i cili themeloi grupin rus në vitin 2014, ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti ajror me avion së bashku me anëtarë tjerë të Wagnerit më 23 Gusht dhe u varros në Shën Petersburg./tvklan.al

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago