Categories: BOTA

Presidenti i Rumanisë: Ukraina u sulmua shumë pranë kufirit rumun

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, ka thënë të martën se sulmet e reja në shtetin fqinj, Ukrainë, ndodhën “shumë, shumë pranë” kufirit rumun, pasi Rusia kreu sulme të vazhdueshme në infrastrukturën e Danubit në jug të Ukrainës.

“Sulme pati sot, më tregoi ministri i Mbrojtjes, të cilat u verifikuan 800 metra larg kufirit tonë. Shumë, shumë afër”, tha Iohannis gjatë një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, më 5 Shtator.

Njoftimi i Iohannis vjen vetëm një ditë pasi Ukraina tha se dronët rusë ranë dhe shpërthyen në territorin rumun gjatë natës së 4 Gushtit.

“Sipas Shërbimit shtetëror të Rojeve Kufitare të Ukrainës, ‘Shahedët’ [lloj dronësh të prodhimit iranian] ranë dhe shpërthyen në territorin rumun natën, gjatë një sulmi masiv rus pranë portit të Izmailit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.

Por, Ministria e Mbrojtjes së Rumanisë i pati mohuar këto pretendime.

Kjo ministri tha se sulmi me dronë në infrastrukturën e portit të Izmailit nuk paraqiti kërcënim direkt ushtarak për Rumaninë, shtet anëtar të NATO-s.

Të hënën, Ukraina raportoi për dëme në infrastrukturën e portit të Izmailit, që gjendet në lumin Danub. Ky lum është shndërruar në rrugën kryesore prej nga po eksportohen drithërat ukrainase, pasi në korrik Rusia u tërhoq nga marrëveshja për eksportin e drithërave nga portet e Detit të Zi./REL

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago