Categories: MAQEDONI

Gjimnazi i Tetovës pa energji elektrike, fajtorë Komuna e Tetovës që nuk destinoi bllok dotacione për këtë institucion arsimor

Që nga fillimi i vitit të ri shkollor, Gjimnazi i Tetovës “Kiril Pejçinoviq” është pa energji elektrike, gjë që pengon zhvillimin e procesit mësimor.

Drejtoresha e gjimnazit për gjendjen e krijuar, fajëson komunën e Tetovës, e cila sipas saj nuk ka lëshuar bllok dotacionet për shtatë muaj.

“Këtë na e solli mungesa e bllok dotacioneve që për shtatë muaj komuna e Tetovës nuk i ka destinuar në gjimnazin e Tetovës. Për shtatë muaj shuma totale e borxhit të gjimnazit ka kaluar 130.000 euro, vetëm borxhi ndërsa përmbaruesit që kanë ardhur kanë përllogaritjet e veta”, tha Teuta Llalla, drejtoreshë e gjimnazit Kiril Pejçinoviq.

Situata e krijuar më se shumti po dëmton nxënësit dhe mësimdhënësit.

“Nëse do vazhdoj të mungoj energjia elektrike, gjithsesi se do ketë edhe pengesa”, tha Daut Arifi, profesor.

Për shkak të përplasjeve mes komunës dhe drejtoreshës së gjimnazit, dy muaj më parë, Ministria e Arsimit, për të dytën herë me radhë i mori kompetencat komunës së Tetovës për 12 muaj të tjera.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago