Në rrjetet sociale italiane vera u karakterizua sidomos nga debatet politike. Një analizë e kryer nga kompania “Arcadia” ka zbuluar një sërë tendencash sociale që kanë tërhequr vëmendjen e italianëve në internet, sipas së përditshmes italiane “Panorama”. Duke u thelluar në të dhënat e saj, tre temat që përfshinë më shumë rrjetet sociale online dhe diskutimet ishin “paga minimale”, “Shqipëria” dhe “fatura”. Duke shqyrtuar shifrat, në një studim të kryer nga ”Arcadia” me ndihmën e platformave dëgjimore “Live Insights Blogmeter” dhe “Fanpage Karma”, është e dukshme se tema e “pagës minimale” ka arritur një rekord të padiskutueshëm duke grumbulluar gjithsej 32 630 përmendje gjatë tre javëve të para të gushtit.
”Shqipëria” zuri vendin e dytë, me 28 890 përmendje duke u pozicionuar shumë pranë vendit të parë. Por, vera nuk u kufizua në këto dy tema.
Fjala ”akcizë” fitoi një vend të tretë të respektueshëm, me 23 130 përmendje, e ndjekur nga fjala ”faturë” me 15 180. Ajo që është shfaqur dukshëm është se fotot e faturave të bareve dhe restoranteve kanë gjeneruar interes të madh duke ndezur diskutime të gjalla në mediet sociale. Duke kaluar te analiza e angazhimit, ”paga minimale” dhe ”Shqipëria” u gjetën si fjalët kyçe më tërheqëse. Shuma totale e reagimeve ka kaluar shifrën 14 milionë, çka nënvizon përfshirjen aktive të komunitetit online. ”Paga minimale” dhe ”Shqipëria” spikasin në këtë garë duke marrë një vëmendje të jashtëzakonshëm prej 61,52% që nga fillimi i muajit.Vlen të theksohet se kur bëhet fjalë për “pagën minimale”, përmbajtja me më shumë interes ishte një video e shpërndarë nga Giorgia Meloni në TikTok, e cila grumbulloi 1,6 milionë shikime.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…