Categories: SPORT

Van Gaal godet FIFA-n: Botërori në Katar i ishte premtuar Messi-t!

Gjatë një ceremonie të “Eredivisie Awards”, Louis Van Gaal i është rikthyer edhe një herë episodeve jo të këndshme të Botërorit.

Dueli mes Holandës të tij dhe Argjentinës të Messi-t nuk do të harrohet lehtë dhe tashmë është gati që të klasifikohet si një ndër “klasiket” e këtij kompeticioni.

Atë ndeshje ish-komisari teknik i Holandës duket se nuk e ka harruar lehtë pasi edhe pse në distancë të disa muajve flet ende i ngarkuar me shumë emocion.

“Kur shikon mënyrën se si ka shënuar gol Argjentina apo se si disa lojtarë të atyre luajtën pa u penalizuar mendoj se triumfi në fund nuk duhet që të ketë surprizuar askënd”, tha legjenda holandeze.

“Unë nuk gënjej kurrë. Me atë çfarë thash doja të tregoja atë çfarë mendoja”, siguron 72-vjeçari.

Fakti se mes Messi-t dhe Van Gaal nuk ka pasur kurrë pëlqim reciprok nuk është një sekret. Pas gjysëmfinales të Brazil 2014 kur Argjentina mundi me penallti Holandën, Van Gaal tha: “Messi është një lojtar, i cili vendos i vetëm një ndeshje, por në 2014 nuk preku një herë të vetme topin dhe të kesh një lojtar të tillë në skuadër është si të luash në inferioritet numërik. Nuk mund ta konsiderosh një lider”.

Këto fjalë Messi nuk i ka harruar kurrë dhe pas ndeshjes Holandë-Argjentinë të 2022-it tentoi shpesh herë që të përballej me trajnerin duke mos kursyer batutat provokuese.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago