Categories: MAQEDONI

Takimi Osmani – Bauer

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim me Kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Në takim u bisedua për sfidat aktuale të sigurisë, me fokus në agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës dhe pasojat e saj, si dhe për masat të cilat i merr Aleanca me qëllim që t’i përshtatet realitetit të ri të sigurisë, që të përballet me sfidat dhe që të forcojë mbrojtjen dhe parandalimin. Në këtë kontekst, iu referuan Samitit të fundit të NATO-s në Vilnius dhe vendimeve të rëndësishme, të cilat i mblodhën liderët e vendeve anëtare, me çka edhe një herë u konfirmua uniteti i Aleancës. Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut, si aleate kredibile mbetet e përkushtuar në vendosmërinë e saj për të kontribuar drejt paqes globale, sigurisë kolektive dhe stabilitetit të rajonit. Në këtë drejtim, theksoi kontributin tonë në misionet dhe grupet luftarake të NATO-s, si dhe vendosmërinë për të ndarë 2% nga BPV për mbrojtje. Gjatë bisedës, theks i veçantë u vu në situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor. “Aleanca mbetet e përkushtuar dhe e fokusuar në rajonin tonë, i cili është me rëndësi strategjike për NATO-n. Siguria dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor është një nga prioritetet tona të politikës së jashtme dhe duke pasur parasysh këtë, ne marrim rol proaktiv në avancimin e proceseve të integrimit euroatlantik dhe ruajtjen e stabilitetit dhe prosperitetit” – konkludoi Osmani.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago