Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, i ka thënë BBC-së për ndikimin emocional që ka pasur në familjen e saj pushtimi i Rusisë dhe lufta që rezultoi.
Në një intervistë shumë personale, ajo tha se ishte e vështirë të shihte fëmijët e saj të jetonin në pasiguri, të paaftë për të planifikuar për të ardhmen e tyre.
Ajo foli gjithashtu për mungesën e familjes për të kaluar kohën së bashku.
“Kjo mund të jetë pak egoiste, por unë kam nevojë për bashkëshortin tim, jo një figurë historike, pranë meje”, tha ajo.
Kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022, Olena Zelenska kaloi muaj të tërë duke u fshehur në vende sekrete me fëmijët e saj.
Ajo e përshkroi gjendjen e saj emocionale në fillim të pushtimit si “një ndjenjë konstante adrenaline”. Me kalimin e kohës, ajo e kuptoi se ishte “e nevojshme” të qetësohej dhe të fillonte të jetonte jetën në “kushtet ekzistuese”.
Lufta e vuri në qendër të vëmendjes ish-skenaristen dhe që atëherë ajo ka udhëtuar nëpër botë për të takuar udhëheqës dhe për të mbajtur fjalime.
“Me burrin nuk jetojmë bashkë, familja është e ndarë”. Olena Zelenska i tha BBC-së, “Ne kemi mundësinë të shohim njëri-tjetrin, por jo aq shpesh sa do të donim. Djalit tim i mungon babai”.
“Por ne qëndrojmë të fortë, kemi forcë si emocionalisht ashtu edhe fizikisht. Dhe jam e sigurt se do ta përballojmë së bashku”, shtoi ajo.
Megjithatë, pasiguria e të jetuarit në luftë ka një kosto emocionale për fëmijët e saj, tha ajo.
“Më dhemb kur shikoj që fëmijët e mi nuk planifikojnë asgjë. Në një moshë të tillë, të rinj. Vajza ime është 19 vjeç. Ata ëndërrojnë për udhëtime, për ndjesi të reja, emocione. Ajo nuk e ka një mundësi të tillë”, ka thënë Zelenska, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…