Viti 2030 po i duket shumë i largët kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Kreu i ekzekutivit shqiptar ka reaguar pasi Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Olivier Varhilehy, ka thënë se Komisioni Evropian është i gatshëm për të bërë propozimet që çojnë në anëtarësim në vitin 2030, shkruan Express.
Rama ka thënë se duhet pranuar që pas fjalimit të papritur të Charles Michel në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni “autobusi i ngadalshëm i BE-së po bëhet një vend interesant për të qëndruar edhe pa pasur një karrige të lirë”.
Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se pa dyshim që pasagjerët e Ballkanit Perëndimor mund ta përballojnë më mirë udhëtimin e gjatë derisa ndjekin bisedën e zëshme të atyre që janë të ulur nëpër karrige.
“Le të dëgjojmë çfarë do të pasojë”, ka thënë Rama.https://twitter.com/ediramaal?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1697196252964761795%7Ctwgr%5Ecb5d0cc613862b73ea902369517aec9587eef5f3%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Frames-i-duket-larg-2030-ta-per-anetaresim-thumbon-be-ne-ne-menyren-e-tij%2F
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…