Categories: SPORT

Ylli i madh shqiptar njofton pensionimin e hershëm nga futbolli

Dikur njëri nga shqiptarët më të famshëm në botën e futbollit, Admir Mehmed i ka dhënë fund karrierës si futbollist profesionist aktiv. Madje këtë vendim e ka marrë në moshën 32 vjeçare.

Mehmedi ka luajtur 76 ndeshje për Zvicrën dhe mbi 200 ndeshje në Bundesliga si futbollist i SC Freiburg, Bayer Leverkusen dhe VfL Wolfsburg. Antalyaspor ishte skuadra e fundit në karrierën e tij, shkruan Indeksonline.

Mehmedi ishte në bisedime me Zurichun për rikthimin në futbollin zvicëran por vendimin e mori në fund me efekt të menjëershëm.

“Javën e kaluar më lejuan të shoqëroja djalin tim në klasë të parë dhe vajzën time në kopsht, një ngjarje që më dha kënaqësi të madhe. Vendimin për t’u kthyer në Zvicër me familjen time e mora kohë më parë. Megjithatë, sot do të doja të njoftoja zyrtarisht përfundimin e karrierës sime aktive futbollistike” ka thënë futbollisti nga Gostivari.Tani ai po planifikon të fillojë stërvitjen si trajner.

“Mezi pres që së shpejti të takohem me disa prej jush në fushën e futbollit, në çfarëdo cilësie”, ka thënë Mehmedi./Indeksonline/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago