Categories: BOTARAJON

Erdogan ‘së shpejti’ do të vizitojë Rusinë

Sipas një zyrtari turk, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, së shpejti do të vizitojë qytetin rus Soçhi.

“Presidenti ynë deri më tani e ka mbajtur iniciativën me ndjeshmërinë më të lartë diplomatike në mënyrë që bota të mos përballet me një krizë ushqimore. Ai do të realizojë një vizitë në Sochi së shpejti”, tha Ömer Çelik, zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK).

Pas vizitës, tha Çelik, mund të ketë zhvillime të reja rreth marrëveshjes së grurit të Detit të Zi.
Aktualisht, Türkiye vazhdon përpjekjet e saj për të ringjallur marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi dhe thotë se nuk ka alternativë ndaj iniciativës.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, po ashtu pritet të vizitojë Rusinë së shpejti për të zhvilluar bisedimeve kokë më kokë për vazhdimin e marrëveshjes.

Më 17 korrik, Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi, e ndërmjetësuar nga Türkiye dhe Kombet e Bashkuara (OKB) për të rifilluar eksportet e drithërave nga tre portet ukrainase të Detit të Zi, që u ndaluan pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt të vitit 2022.
Moska është ankuar vazhdimisht se Perëndimi nuk i ka përmbushur detyrimet e veta në lidhje me eksportet e drithërave të Rusisë dhe se kufizimet në pagesa, logjistikë dhe sigurime kanë qenë një pengesë për dërgesat e saj.

Ankaraja ka bërë përpjekje intensive për rivendosjen e marrëveshjes së korrikut të vitit 2022 dhe gjithashtu i ka bërë thirrje Kievit dhe Moskës që t’i japin fund luftës përmes negociatave.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago