Categories: RAJON

I dënuar me 5 vite burg për trafik kokaine në Itali, kapet 40-vjeçari (Emri)

Është vënë në pranga sot një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim kokaine dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Policia bën me dije se Valter Çela është dënuar në Perugia të Italisë me 5 vite burg për këto vepra penale, ndërsa ka vuajtur vetëm 2 vite e 3 muaj mbrapa hekurave. Interpol Tirana në bashkëpunim me atë të Romës kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij.

“Finalizohet nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, operacioni policor i koduar “Perugia”. Kapet dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Perugia”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Frosina Plaku”, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe ndaluar shtetasin Valter Çela, 40 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Perugia, Itali, e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 2 vjet e 9 muaj, për veprat penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike”, (kryesisht kokainë), “Mbajtje, prodhim, shpërndarje të sasive të mëdha të lëndëve narkotike” (kokainë), kryer në bashkepunim, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, njofton policia/tvklan.al

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago