Categories: SPORT

Boks: Usyk mbron titujt në peshat e rënda në WBA, WBO, IBF dhe IBO

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka mbrojtur tituj WBA, WBO, IBF dhe IBO në peshat e rënda, duke mposhtur boksierin britanik Daniel Duboisin në raundin e nëntë.

Ukrainasi dhe britaniku e nisën ndeshjen ashtu siç i takon një dueli të peshave të rënda, duke treguar qetësi dhe maturi në raundin e parë. Në raundin e dytë, dy boksierët kishin nga një goditje, ndërsa Dubois dukej më i pasigurt në ring. Raundi i tretë ishte i dominuar nga Usyk, i cili lëshoi goditje direkte, ndërsa britaniku synonte goditje me upercut.

Në raundin e katërt ishte një iniciativë nga 25-vjeçari, që lëshoi disa goditje të sakta ndaj ukrainasit, por që jo për t’i shkaktuar probleme. Raundi i pestë ishte më shkatërrues për Usyk, pasi pranoi një goditje nën brez nga Dubois, që natyrisht se ishte e paqëllimshme, ndërsa ukrainasi mbeti i shtrirë në ring dhe gjyqtari i dha kohë deri të ngrihej. Usyk lëshoi disa grushte direkte ndaj britanikut, duke dhënë sinjale se e kishte marrë vetën dhe po synonte ta siguronte fitoren sa më parë.

Raundi i gjashtë solli më shumë lëvizje nga dy boksierët, që kishin goditje në vazhdimësi, mirëpo asnjëra prejt tyre nuk i lëkundi njërin apo tjetrin. Raundi pasues nisi furishëm nga Dubois, që i dha goditje të fuqishme Usykut, por ky i fundit ia doli që nga fundi të rikthehej dhe të tregonte ashpërsinë e tij.

Raundi i nëntë ishte pikë vendimtare për Usyk, pasi në sekondat e mbetur arriti ta gjunjëzonte britanikun 25-vjeçar, me gjyqtarin që numëroi deri në nëntë.

Usyk ia doli që në këtë raund t’i mbronte titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO në peshat e rënda, me Dubois që nuk ia doli të vazhdonte ndeshjen.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago