Categories: BOTA

Të vërtetat që ka fshehur historiografia e ideologjizuar: Dollia e Stalinit për Hitlerin!

-Është interesant se marrëveshja Ribentrop-Molotov, për mos-sulmim midis Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë naziste, nga Putini është quajtur si shpëtimtare, ndonëse nuk e shpëtoi vendin nga sulmi gjerman

“Në 23 gusht 1939 u nëshkrua në Moskë pakti i mos-sulmimit midis Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë së Hitlerit, që u nënshkrua nga ministrat e jashtëm të të dy vendeve dhe njihet në histori si “pakti Molotov-Ribbentrop”.

Pakti u nënshkrua tetë ditë para pushtimit të Polonisë nga Gjermania. Pakti kishte edhe një protokoll sekret në bazë të të cilit Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik ndanin midis tyre Poloninë nga Veriu në Jug. Në sferën e influencës së Bashkimit Sovjetik jepej Besarabia, Finlanda, Estonia dhe Letonia.

Në banketin, që Kremlini dha pas nënshkrimit të paktit, Stalini ngriti dolli për Hitlerin, duke deklaruar: ”Unë e di se sa fort kombi gjerman e don udhëheqësin e vet, prandaj dua të pij për shëndetin e tij”. Kur edhi Ribbentropi në Moskë për nënshkrimin e paktit, rruga Gorki ishte zbukuruar me flamuj nazistë me kryqin e thyer. Në 31 gusht 1930 në Sovjetin Suprem të Bashkimit Sovjetik Molotovi deklaroi: ”Tani me pamje naive disa zëra pyesin: Si mundet Bashkimi Sovjetik të hyjë në përmirësimin e marrëdhënieve politike me shtetin fashist? Harrojnë që ne i përmbahemi qëndrimit të mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të tjera”.

Po atë ditë në 31 gusht Ribbentropi njoftoi Stalinin për fillimin e ndërhyrjes së Gjermanisë në Poloni. Për zhvillimin e inkursioneve ajrore të bombardimeve mbi qytetet polake, Gjermania përdori shërbimet e radiostacioneve ushtarake sovjetike në Minsk. Shtabi i forcave ushtarako-ajrore gjermane, në prag të sulmeve ajrore mbi Poloni, nëpërmjet ambasadës gjermane në Moskë iu drejtua Molotovit me lutjen për përdorimin e radiostacioneve ushtarake sovjetike. Molotovi e dha menjëherë miratimin.

Në 17 shtator Bashkimi Sovjetik pushtoi pjesën lindore të Polonisë dhe shtypi sovjetik e quajti pushtimin e Polonisë nga ushtria sovjetike “operacion për çlirim”. Në notën dorëzuar ambasadorit polak në Moskë në orën 2 të natës së 17 shtatorit, Molotovi e motivoi ndërhyrjen e armatosur sovjetike “me nevojën e kujdesit për vëllezërit e një gjaku bjellorusë dhe ukrainas, kur Varshava si kryeqytet i Polonisë nuk ekziston më dhe Polonia ka pushuar së ekzistuari”.

Në 28 shtator 1939, pas ndarjes së përbashkët të Polonisë, Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania nënshkruan një marrëveshje të re të titulluar “Marrëveshje për miqësinë dhe për kufirin”. Në 30 shtator 1939 Molotovi deklaronte: “Është jo vetëm çmenduri, por edhe kriminale të bësh një luftë për asgjësimin e hitlerizmit”.

Në paradën e 1 majit 1941 në Sheshin e Kuq në Moskë janë të pranishëm, duke parakaluar dhe duke shtrënguar duart edhe zyrtarë gjermanë me uniforma naziste.
Në fund të viteve 80’ protokollet sekrete të paktit Molotov-Ribbentrop u gjendën në arkivat e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Kongresi i deputetëve të populllit i shpalli marrëveshjet e Stalinit me Hitlerin të pavlefshme dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe moralin.

Presidenti Putin iu rikthye mbrojtjes së paktit sovjetiko-gjerman të 23 gushtit të vitit 1939. Ja qendrimi zyrtar i Kremlinit i paraqitur nga agjencia shtetërore e informacionit e Rusisë “Ria Novosti” në 23 gusht 2023, në përvjetorin e nënshkrimit të paktit midis Bashkimit Sovetik të Stalinit dhe Gjermanisë së Hitlerit: “Pakti, që shpëtoi vendin. 80 vjet nga traktati i mossulmimit midis Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë. Ky dokument ndihmoi Bashkimin Sovjetik të mbetet dhe sot një nga faktorët e politikës botërore”.

(Marrë nga gazeta e njohur ruse “Novaja Gazeta”, 23 gusht 2023, me titull: “Turpi stalinist. Si pakti Molotov-Ribbentrop dhe ndarja e Europës me Hitlerin u bë në shekullin 20 e fshehta e ndyrë e Kremlinit dhe sot rast për krenari i Kremlinit”. Postuar në Facebook nga ambasadori Shaban Murati)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago