Categories: MAQEDONI

Në nderim të jetës dhe veprës së Shën Nënë Terezës, mbahet edicioni i tretë i manifestimit “Drita e Gonxhes”

Me ekspozitën e mozaikëve të rektorit të Universitetit “Nënë Tereza” – Shkup, Izet Zeqiri nesër fillojnë Ditët e Nënë Terezës.

Ekspozita e titulluar “Nëna Terezë – nga Shkupi në Kalkutë” do të jetë e hapur në Shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës, me ç’rast do të ketë dedikime për jetën dhe veprën e Shën Terezës, teksa një fjalim rasti do të mbajë dhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Poashtu është planifikuar orë poezie e Shoqatës së shkrimtarëve “OENEUM” – Tetovë, ndërsa më 29 gusht do të promovohet kënga dhe videoklipi kushtuar Gonxhe Bojaxhiut.

Në kuadër të Ditëve do të ketë edhe lexim poezish kushtuar Nënë Terezës – Shoqata e shkrimtarëve “ABC Poetike”, shfaqja e filmit “Diçka e bukur për Zotin”, promovimi i përmbledhjes me poezi për Nënë Terezën – Shoqata qytetare “Shkupjania Nënë Tereza”, si dhe leximi i tregimeve nga konkursi letrar.

Do të ndahen çmime dhe certifikata mirënjohjeje.

Ditët e Nënë Terezës do të përmbyllen më 5 shtator me një aksion të dhurimit të gjakut në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të RMV-së.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago