Kreu i grupit mercenar rus ‘Wagner’, Yevgeny Prigozhin dyshohet se u vra të mërkurën në mbrëmje kur një avion privat Embraer Legacy u rrëzua në linjën Moskë-Shën Petersburg në rajonin Tver pranë fshatit Kuzhenkino.
Ndërkohë që tashmë dihet shumë për ish-bossin e grupit ‘Wagner’, më pak dihet për familjen që ai la pas.
Cilët janë anëtarët e familjes së Prigozhin?
Ai ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë, gruaja e Prigozhin është Lyubov Valentinovna Prigozhin, e cila është gjithashtu e pasur (pasuria neto e burrit të saj vlerësohet në 1 miliard dollarë).
Ljubov është një farmaciste e cili posedon butikë të njohur si “Muzeu i çokollatës” në Shën Petersburg. Në vitin 2012 hapi spa “Kristal” në Shën Petersburg, e cila fitoi çmimin “Perfect Spa Project” . Ajo zotëron kompanitë “New Technologies SPA LLC” dhe “Agat”, pjesë e grupit “Concord”.
“Financial Times” shkruan se Ljubov ka luajtur “role të ndryshme” në perandorinë e biznesit të bashkëshortit të saj, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes. Fëmijët e Prigozhin kishin të gjithë aksione në kompanitë e babait të tyre dhe këto shpesh shkëmbeheshin mes tyre.
Fëmijët e Prigozhin
Në vitin 2019, vajza e madhe Polina ishte aksionere në kompaninë ruse “Lahta Plaza”, e cila në mars të 2022 u vu nën sanksionet e SHBA. Tani është nën kontrollin e djalit të Prigozhin, Pavel.
Lahta Plaza, sipas dokumenteve të koorporatës, ndau një auditor dhe një numër telefoni me kompanitë ruse që furnizonin pajisje të rënda industriale për kompanitë e minierave dhe pyjeve në Afrikë, të cilat më vonë u sanksionuan nga SHBA dhe BE si një front për Wagner.
Polina është fëmija i parë i Prigozhin. Ajo ka lindur në vitin 1992, ndërsa djali Pavel ka lindur në vitin 1996. Vajza e vogël Veronika ka lindur në 2005.
Dihet pak për djalin e Prigozhin, Pavel. SHBA tha vitin e kaluar se Polina, Pavel dhe gruaja Lyubov luajtën “role të ndryshme” në perandorinë e biznesit të Prigozhin, e cila përfiton nga “statusi i tij i favorizuar në elitën ruse”.
Pavel, sipas postimeve të të atit në rrjetet sociale, ka luftuar për Wagner në Siri dhe ka marrë njohje nga grupi “Kryqi i Zi” për shërbime ushtarake.
Nëna e Prigozhinës, Violeta
Përveç Prigozhinit, gruaja e tij, Polina dhe Pavel, është dhe nëna e tij Violeta, ish-mjeke dhe “pronare aktuale ligjore” e firmës “Concord Management and Consulting” që nga viti 2011, “Etalona” që nga viti 2010 dhe “Kreda”.
Violeta filloi mësimet e pikturës në vitin 2017 në moshën 77-vjeçare dhe një vit më vonë hapi galerinë e saj të artit “Colors of Life” në qendër të Shën Petersburgut.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…