Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar është pritur sot për vizitë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut nga kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dhe ministra të tjerë.
Grubi përmes disa fotografive të shpërndara në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan se SHBA-të gjithmonë kanë treguar përkrahje ndaj RMV-së, prandaj dhe vizita e Escobar, erdhi në momentit kyç kur vendin e pret procesi i ndryshimeve kushtetuese.
Statusi i plotë:
Bashkë me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe kolegët ministra mirëpritëm sot në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Gabriel Escobar dhe ambasadoren znj. Angela Aggeler.
Vizita e tij në çastet kruciale kur vendi duhet të bëjë hapin vendimtar drejt Bashkimit Europian përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese është mbështetje dhe garancë e vitalitetit të këtij procesi që nuk synon të dëmtojë vlerat identitare të askujt.
Shprehëm mirënjohjen tonë të thellë ndaj Departamentit Amerikan të Shtetit për miqësinë dhe përkrahjen e çdo procesi progresiv demokratik.847800610042792
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…