Categories: MAQEDONI

SKANDAL/ “I Point” i Mensur Alitit fituesi i logos së Tetovës, edhe i punësuar në komunë edhe fiton! Ja reagimet (FOTO)

Mensur Aliti edhe pse i punësuar në komunën e Tetovës me kontratë në vepër vazhdon të rrjep komunën.

Para disa muajve Mensur Alitit ju dha një tender për materialet promotive dhe brendim të qytetit me vlerë mbi 4 milionë denarë.

Ai këtë muaj shpallet edhe fituesi i logos së qytetit.

“Ju faleminderit për mbështetjen dhe pjesmarrjen në konkursin për logo të qytetit të Tetovës.
Prej 47 aplikimeve nga komisioni u përzgjodhën dy të cilat u vendosën në votim publik për të ndihmuar komisionin në përzgjedhje. Mbështetur në votat e publikut edhe vendim të komisionit u përzgjodh që logoja e bashkangjitur të përfaqësoj qytetin e Tetovës në promovimin e qytetit në aspektin turistik.
Me respekt I Point.” thuhet në webfaqene kompanisë pronë e Mensur Alitit.

Nga ana tejtër në redaksinë e portalit TS kanë reaguar aplikues të tjerë për logo të qytetit ku sipas tyre nuk janë shpallë apo publikuar edhe logot tjera konkuruse por vetëm është shpallur logoja fituese, madje skandali më i madh është se vetë kompanina I-Point e shpallë si konkurs logon e Tetovës.

“Komuna e Tetoves ka shpall nje konkurs diku 80000 den, per krijimin e logos se qytetiti te Tetoves. Tenderin e ka fitu nje kompani i-Point (www.facebook.com/Ipointmk), pastaj cka eshte interesant kompania iPoint e shpall konkursin e logos edhe njeher edhe vendosin per ketë logo qe eshte Komedi (https://www.facebook.com/photo/?fbid=738427924954553&set=a.460705849393430) dhe nuk i shpallin punimet e krejt kandidateve qe kan apliku” thotë për TS një nga kandidatët që ka dërguar logon e tij i cili thotë pse nuk janë publikuar të gjitha logot e kandidatëve.

Ndryshe, Mensur Aliti është i njohur në opinion për afërsinë me zyrtarë të lartë të Lëvizjes Besa. Ai për momentin në kabinetin e Kasamit është i angazhuar në sektorin e furnizimeve publike. I njëjti, njihet si njeri i afërt e besnik i Adnan Azizit, i cili në periudhën kur Besa ka qenë në pushtet ka qenë i angazhuar në kabinetin e zv.ministrit për Kulturë Sedat Sulejmani./TS/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago