Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Martin Pammer.
Përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Grubi ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme që Austria ka dhënë për procesin eurointegrues të vendit.
Statusi i plotë:
Ishte kënaqësi të mirëprisja sot në takim ambasadorin e Republikës së Austrisë në vendin tonë, z. Martin Pammer. Njoftova ambasadorin austriak me iniciativën e ndërmarrë të koalicionit qeveritar për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend dhe rëndësisë që i kushtojmë kësaj çështje jetike për të ardhmen europiane të vendit. Shpreha mirënjohje ndaj përkrahjes së vazhdueshme të Austrisë për zhvillimin progresiv të vendit, reformimin e tij në frymën europiane dhe procesin eurointegrues.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…