Categories: MAQEDONI

DASH: Escobar shpreson për diskutime produktive në Shkup

Zv. ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar shpreson për diskutime produktive dhe të përbashkëta me krerët shtetëror gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, tha shërbimi për shtyp i Departamentit të Shtetit për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqqedonase, kur u pyet për të komentuar reagimin e opozitës, përpara vizitës së Escobar për në Shkup.

“Escobar po udhëton në Maqedoninë e Veriut për të diskutuar çështje dypalëshe dhe rajonale dhe për të vazhduar të forcojë partneritetin tonë me një aleat të vlerësuar të NATO-s.
Ai shpreson për diskutime produktive dhe të përbashkëta me udhëheqësit e qeverisë gjatë vizitës së tij, veçanërisht lidhur me integrimin e ardhshëm në BE dhe prosperitetin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor”, thonë nga Departamenti i Shtetit.

Dje u njoftua se Escobar përveç krerët shtetëror sot do të takojë edhe liderin e opozitë, Hristijan Mickoski.
Vizita e zyrtarit të lartë amerikan vjen në një kohë kur tensionet janë të shtuara sidomos pas mos miratimit të nevojës për ndryshimet kushtetuese për shkak të mungesës së votave të 80 deputetëve. Në maj zyrtari i lartë amerikan në një intervistë porositi që opozita të mbështesë ndryshimet kushtetuese me qëllim që të mbështetet rruga evropiane e vendit. Sipas Escobar mbështetja e tillë është për vendin dhe jo për pushtetin aktual. /Telegrafi/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago