I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar nesër do të vizitojë Maqedoninë e Veriut.
Ai pritet të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe kreun e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski.
Lajmi për ardhjen e Escobar është konfirmuar nga Kabineti i presidentit Pendarovski.
Ardhja e Escobar në Shkup vijon pas nisjes së procedurës për miraatimin e ndryshimeve kushteteuse, me të cilat parashihet që bullgarët dhe disa nacionalitete tjera, të bëhen pjesë e Preambulës së Kushtetutës, me çka vendi do të zhbllokojë negociatata për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Seanca për nevojën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese nisi me 18 gusht. Rendi i ditës u miratua me 70 vota “për”, ndërsa kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi e ndërpreu seancën deri në sigurimin e 2/3, respektivisht të 80 votave për miratimin e nevojës për ndryshimet kushtetuese. Kreu i Kuvendit, Xhaferi së fundmi njoftoi se sipas Rregullores për punën e Kuvendit, ai vendos se kur do të vazhdojë seanca e 123.
VMRO-DPMNE-ja opozitare vazhdon të mbajë qëndrim kundër ndryshimeve kushtetuese.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…