Categories: RAJON

Librat për nxënësit e Kosovës, kush paguan?

Në RTK Prime sonte ka qenë e ftuar ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, për të diskutuar çështjen e librave për nxënësit. Kush do ti pagujë kotë libra mashti apo prindërit?

Nagavci u shpreh se në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e djeshme Ministria e Arsimit e ka paraqitur mundësinë që të gjithë prindërit që do të blejnë librat të aplikojnë në platformën EKosova, me anë të së cilit do t’u rimbursohen mjetet financiare nga ana e ministrisë.

“Prindërit duhet i blejnë librat vetë dhe do të rimbursohen nga ana e ministrisë. Ne e kemi bërë të ditur që do ta lancojmë platformën ditën e enjte e cila veq më është dizajnuar së bashku me një tutorial për ta përdorur dhe do jetë në përdorim gjatë gjithë javës”, tha Nagavci.

Gjithashtu ministrja u shpreh se i gjithë ky proces po zhvillohet në kuadër të përmirësimin të cilësisë së teksteve mësimore dhe për parandalimin e abuzimeve që janë bërë. Ajo gjithashtu theksoi se përdorimi i platformës eKosova nuk është një praktikë e panjohur për qytetarër e Republikës së Kosovës.

“Qeveria do të sigurojë tekstet për fëmijë duke marrë për bazë të gjitha proceset financiare sipas ligjit. Prindërit do të kenë mundësi që ta mësojnë përdorimin e kësaj platforme që është dhe shumë e lehtë nëpërmjet nëpërmjet lancimit të një tutoriali dhe linjën pa pagesë ku do të merren të gjitha informacioet. Ne si ministri do të përkrahim të gjithë prindërit që do të kenë nevojë për ndihmë në aplikim e eKosova”, tha Nagavci

Ajo gjithashtu theksoi se do të përpiqen tu servojnë të gjithë nxënësve tekste që do të jenë të cilësisë së lartë dhe të përdoren tek katër vite.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago