Categories: MAQEDONI

Besimi: Çmimi i bukës së bardhë 33 denarë, nuk ka vend për spekulime në kohë krize

33 denarë ëahtë çmimi i bukës së bardhë, dhe këtu nuk ka rritje. Ministri i Financave, Fatmir Besimi tha se çminmet nuk duhet të rriten në mënyrë spekulative, si dhe janë të gatshëm për të diskutuar me industritë e miellit për t’io ndihmuar ekonomisë së vendit.

Besimi bëri të ditur se të gjtihë ministrat përkatës do të bisedojnë me industritë e miellit dhe se për çdo fazë do të jenë të gatshëm për të reaguar dhe se do të përgjigjen për çdo situatë që mund të ndikojë në krizën e çmimeve. Gjithashtu ministri përmendi edhe një herë se Qeveria është e gatshme të diskutojë çdo çështje.

“Secili mban një pjesë të përgjegjësisë së tij. Në kohë krize, çmimet nuk duhet të rriten në mënyrë spekulative. Nuk paragjykoj se këtu ka spekulime, por dua të them se jemi të gatshëm të diskutojmë çdo çështje të tillë, sepse indikacionet mediatike për gjëra që ndikojnë në pritjet e ekonomisë nuk i ndihmojnë ekonomisë, por krijojnë pritshmëri për rritje. në kosto”.

ka thënë Besimi.

I pyetur nëse po shqyrtohen masa të reja shtesë për qytetarët për shkak se çmimet e produkteve bazë po rriten çdo ditë e më shumë, Besimi tha se me miratimin e buxhetit për këtë vit janë paraparë 225 milionë euro për masa kundër krizës.

“Masat janë për kategoritë më vulnerabël dhe do të mbështesim aty ku ka nevojë. Kjo mbështetje ka vazhduar për çmimin e energjisë elektrike për amvisëritë. Përveç kësaj, ka fonde që do të përdoren nëse është e nevojshme”,ka thënë Besimi.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago