Categories: MAQEDONI

VMRO-ja “i fitoi” të gjitha “dorëheqjet”, pse i pengon zgjedhjet e parakohshme?!

Lojë pa fund, blof, apo një ofertë reale nga Kovaçevski për VMRO-në për ta bërë të votojë ndryshimet kushtetuese. Pas BDI-së, që ka shprehur gatishmëri për t’i djegur pozicionet e veta në ekzekutiv për hir të ndryshimeve kushtetuese dhe Alencës për Shqiptarët, ja, tash edhe kryeministri Kovaçevski i ofron partisë opozitare që ta realizojë synimin për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, gjë të cilën e kërkon me ngulm lideri i opozitës, duke ia ofruar dorëheqjen pasi të votohen ndryshimet kushtetuese.

“Unë shumë qartë tregova. Ditën, edhe këtë e thashë qartë në konferencë për media, kur do të votohen ndryshimet kushtetuese, unë do të japë dorëheqje dhe do të shkojmë në zgjedhje”, është porosia konkrete e kryeministri, i cili sot gjendet në takimin joformal, ku në mbrëmje do të takohet edhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen, me të cilën do të bisedojë edhe për këtë çështje. Duket se për VMRO-në “dorëheqja e Kovaçevskit” është një shprehje dobësie, pasi ndërprerjen ose mosvazhdimin e Mbledhjes së Kuvendit, e marrin si shenjë se partitë në pushtet nuk i kanë me vete as të gjithë deputetët e tyre. Në këtë temë mund të deklarojë kush çka të dojë, ose t’i përsërisë gjërat si pllakë e prishur e gramofonëve të dikurshëm, por dorëheqja e ofruar nga Kovaçevski, e më parë edhe nga BDI-ja e ASH-ja, janë diçka konkrete dhe lehtësisht e “verifikueshme”.

Nëse VMRO-ja dhe Mickovski mendon se aq lehtë do të fitojë në zgjedhjet e parakohshme, partitë në pushtet këtë ia mundësojnë me “lojën” e tyre. Ky ka qenë një kusht që vetë e ka vënë VMRO-ja.
Nëse kjo ka qenë lojë për t’i testuar ato, mund të thuhet se ia ka arritur qëllimit, pasi i ka detyruar që ta pranojnë kushtin, shtrohet pyetja, çka do më tepër Mickoski?

Pas pranimit të këtij kushti, mbetet të testohet serioziteti i VMRO-së, sepse nuk mund të luash pa fund edhe kur bën lojëra, sepse ato dalin në shesh. Ndryshimi orë e çast i fjalëve, është një dinamikë e tepruar edhe për publikun, i cili di të gjykojë se kush është konsekuent e kush jo.

A ka mbetur më alibi për VMRO-në për të mos votuar ndryshimet kushtetuese? Mendojmë se jo. /indeks.mk

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago